Lajme
Kosova anëtarësohet në Komisionin e Venedikut
Pro anëtarësimit të Kosovës kanë votuar 35 shtete. Sipas MPJ-së kjo shënon hapin final drejt aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës
Kosova është anëtarësuar sot në Komisionin e Venedikut, njërin prej institucioneve të rëndësishme të Këshillit të Evropës. Pro anëtarësimit të Kosovës kanë votuar 35 shtete, ndërsa sipas MPJ-së, kjo shënon hapin final drejt aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Anëtarësimi në Komisionin e Venedikut vjen një vit pas anëtarësimit të Kosovës në Bankën Zhvillimore, duke e dërguar në dy, numrin e institucioneve të Këshillit të Evropës që Kosova anëtarësohet brenda një viti.
Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj duke përshëndetur anëtarësimin në këtë organizatë dhe falënderuar të gjitha vendet për përkrahjen ka thënë se ky anëtarësim përbën forcim dhe ngritje të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.
“I falënderoj të gjitha shtetet mike e veçmas homologët e mi me të cilët gjatë këtyre javëve kemi komunikuar dhe koordinuar hapat e aplikimit dhe anëtarësimit të Kosovës në Komisionin e Venedikut. Ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës si një prej institucioneve kyçe panevropiane drejt integrimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Me këtë anëtarësim, Kosova sipas Hoxhajt, do të përfitoj drejtpërdrejt në rrafshin e forcimit të mëtejshëm të demokracisë, reformave kushtetuese dhe zgjedhore. Ai tha disa herë ka qëndruar për lobim në Strasburg dhe koordinuar hapat me vendet mike.
Kryediplomati në ikje i Kosovës ka falënderuar edhe shoqërinë civile në Kosovë për kontributin e tyre në avancimin e shtetit tonë në raport me Këshillin e Evropës. Ky Komision është organ këshillimor i Këshillit të Evropës për shumë çështje veçmas kushtetuese dhe zgjedhore.
Misioni i Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës është që të sigurojë këshilla ligjore për shtetet anëtare të saj dhe në veçanti, për të ndihmuar ata që dëshirojnë të bëjnë strukturat e tyre ligjore dhe institucionale në përputhje me standardet dhe përvojën ndërkombëtare mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
Komisioni i krijuar në vitin 1990 përbëhet nga 59 vende anëtare: 47 Shtete vendet anëtare të Këshillit të Evropës janë anëtarë të Komisionit të Venecias, si dhe 12 vende anëtare të tjera. Tani e tutje me Kosovën, sipas një njoftimi të MPJ-së, Komisioni do t’i ketë 60 vende anëtare.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












