Kosova
Kosovë: ATK, vetëm në mars humb 13 milionë euro
Që nga konfirmimi i rasteve të para në Kosovë me koronavirus dhe ndërprerjes së shumë aktiviteteve, janë vërejtur edhe dëmet e para në ekonomi.
Ndonëse autoritetet kosovare nuk kanë prezantuar deri tash ndonjë plan konkret për rimëkëmbjen e ekonomisë, njohës të kësaj fushe thonë se shpëtimin e ekonomisë mund ta bëjë vetëm një plan-marshall.
Drejtori i Administratës Tatimore e Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka thënë se nga shtyrja e afatit për deklarim dhe pagesa në tatim, buxheti i shtetit ka humbur 13 milionë euro.
“Kjo situatë e krijuar përveç aspektit shëndetësor, pasojat e mëdha sigurisht se do të jenë edhe në aspektin ekonomik, ku dihet që përveç buxhetit të shtetit që do të afektojë pa dyshim, afektim shumë më i lartë pritet të jetë edhe në sektorin ekonomik, gjegjësisht te kompanitë të cilat shfrytëzojnë aktivitet ekonomik”.
“Për ne si ATK, vetëm këto ditë gjatë muajit mars, si rezultat i shtyrjes së afatit për deklarim dhe pagesa në tatime, kemi të hyra më pak për 13 milionë euro. Mirëpo, nëse zgjatet kjo kohë e pandemisë, sigurisht edhe pasojat do të jenë ende më të larta”, ka thënë ai.
Por njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosovës i nevojitet një plan-marshall, në mënyrë që të shpëtojë ekonominë e saj, plan që është promovuar ditë më parë edhe nga Komisioni Evropian.
“Para disa ditësh e kam thënë dhe definitivisht analizat e mia më kanë shtyrë që të publikoj një artikull, ku definitivisht duhet Kosova të përgatitet për një plan-marshall, i cili është provomuar edhe nga Komisioni Evropian, i cili do të jetë pak më ndryshe nga ai i vitit 1948, pas Luftës së Dytë Botërore”.
“Ju e dini që efektet pandemike do të jenë shumë të mëdha, ekonomia do të jetë e shkatërruar dhe në këtë drejtim rimëkëmbja ekonomike do të jetë prioritetet i vendeve evropiane dhe më gjerë, dhe në këtë drejtim Kosova duhet të jetë pjesë e një plani të tillë”, ka thënë Gërxhaliu, raporton EO.
“Duhet të dihet që ato mjete do të ndahen nga përmes partneritetin me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, BERZH-in e shumë institucione të tjera financiare, besoj se duhet të përgatitemi të jemi të argumentuar, të kemi fakte dhe të absorbojmë më tepër nga këto mundësi”.
“Ajo çka e dëmton realitetin kosovar është fakti se që dy vjet ne kemi pasur raporte të prishura me institucionet kredibile financiare, si FMN dhe Bankën Botërore, pra nuk kemi pasur raporte kontraktuale dhe po e shihni sa e rëndësishme qenka partneriteti me këto institucione”, ka thënë ai, raporton EO, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











