Lajme
Koronavirus: Shfrytëzoni fondin e kompensimit për familjet në vështirësi
Ata që kanë nevojë për ndihmë financiare, mund t’i plotësojnë formularët nga stafi i shërbimit të informacionit shumëgjuhësh në qytetin e Vjenës dhe do t’u shpjegojnë parakushtet në gjuhën shqipe.
Të gjitha familjet në Austri, të cilat për shkak të situatës emergjente të koronavirusit kanë vështirësi buxhetore, mund të bëjnë kërkesë për ndihmë financiare në fondin e krijuar për kompensim nga shteti austriak.
Kështu bën të ditur Januz Saliuka, bashkëpunëtor në Departamentin e Integrimit dhe Diversitetit në qytetin e Vjenës. “Familjet mund te bëjnë kërkese për ndihmë financiare në fondin e kompensimit për familjet në vështirësi (Corona-Familienhrtefonds), nëse kanë vështirësi financiare për shkak të krizës së koronavirusit. https://www.bmafj.gv.at/Services/Neës/Coronavirus/Corona-Familienhaerteausgleich.html”, thotë Saliuka raporton Albinfo Austria.
Për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë financiare, mund t’i plotësojnë formularët nga stafi i shërbimit të informacionit shumëgjuhësh në qytetin e Vjenës dhe do t’u shpjegojnë parakushtet në gjuhën shqipe.
Formularin për kompensimin e familjeve në vështirësi e gjeni këtu: FORMULARI
Për informacione shtesë mund të kontaktoni si në vijim:
Telefon: 01 4000 81540
Email: [email protected]
Facebook: StartWien – Informacion për vjenezët e sapoemigruar: Nga e hëna deri te premten, nga ora 9:00 deri në ora 16:00.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












