Gjuha
Kopenhagë, fillon vitin shkollor klasa e mësimit të gjuhës shqipe
Klasa e gjuhës shqipe pranë Tagensbo Skole në Kopenhagë, Danimarkë, filloi vitin shkollor
Një klasë e mësimit të gjuhës shqipe pranë Tagensbo Skole në Kopenhagë, Danimarkë, filloi vitin shkollor, shkruan albinfo.ch.
Me këtë rast Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, Elida Petoshati, së bashku me Drejtuesin e Konsullatës së Republikës së Kosovës, Valdrin Grainca, vizituan fëmijët shqiptarë në ditën e parë të shkollës.
Gjatë kësaj vizite ata dhuruan edhe tekstet e unifikuara shkollore ‘’Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare“.
Postimi i plotë i ambasadës:
Ambasadorja e Elida Petoshati, së bashku me Drejtuesin e Konsullatës, Valdrin Grainca, vizituan klasën e gjuhës shqipe të mësuesit Sabri Ibishi, pranë Tagensbo Skole në Kopenhagë??, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Të dy përfaqësuesit u mikpritën ngrohtёsisht e plot entuziazёm nga shqipet e vogla, të cilëve iu dhuruan tekstet e unifikuara shkollore ‘’Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare – niveli I’’, përgatitur e miratuar nga autoritetet arsimore të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ata ndoqën me kёnaqёsi tё veçantё një pjesë të orës mësimore dhe ndërveprimit energjik të mësuesit të talentuar veteran Sabri Ibishi me fëmijët pёr mёsimin e gjuhёs amёtare dhe tё kulturёs shqiptare. Në sajë të një pune tё palodhur mbi 30 vjeçare, mësuesi Sabri Ibishi nuk ka rreshtur së mёkuari brezave të rinj të komunitetit shqiptar në Kopenhagë dashurinë për gjuhёn shqipe, doket unike tё botёs shqiptare, rrёnjёt tona identitare, historinё dhe kulturёn e kombit tё lashtё shqiptar. Me modelin e tij të pasionit të palëkundur, ai ka përçuar jo vetëm vlerat e trashëgimisë sonë, por edhe ato të shoqërisë daneze, e cila i ka mikpritur krahёhapur bashkëatdhetarët tanë dhe ka mbështetur rrezatimin e kësaj larmie në gjirin e vet. Për këtë arsye, Ambasadorja Elida Petoshati dhe Drejtuesi i Konsullatës, z. Valdrin Grainca i dorëzuan sot mësuesit Sabri Ibishi, në format të përbashkët, ‘Çertifikatë Mirënjohjeje’, si vlerësim për misionin e tij fisnik e të dalluar në mësimdhënien e gjuhës shqipe.
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













