Kosova
Konsullata e Cyrihut ka arritur një tjetër sukses në shërbimin ndaj mërgimtarëve
Vigan Berisha: Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, nuk ka më listë pritjeje dhe termine
Në cilësinë e Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha ka njoftuar se pas një angazhimi të përkushtuar në këta 11 muaj, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm për shërbimin ndaj mërgimtarve.
Nga data 1 nëntor 2024, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, nuk ka më listë pritjeje dhe termine, shkruan albinfo.ch.
“Bashkëatdhetarët mund të vijnë drejtpërdrejtë, brenda orarit zyrtar të punës me palë, për të marrë shërbimet konsullore që u nevojiten, pa qenë nevoja për termin paraprak. Do të vazhdojmë përkushtimin tonë për t’ju ofruar lehtësi dhe shërbime sa më cilësore dhe të shpejta ndaj jush. Për raste të veçanta, nëse keni nevojë për një termin specifik, mbetet e mundur rezervimi sipas kërkesës. Për të shmangur pritjet në telefon, për çdo informacion apo pyetje shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në [email protected]. Ekipi që udhëheqë, do t’ju përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur Vigan Berisha. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












