“Ne presim vetëm një vendim, aktgjykim lirues”, ka thënë Konjufca.
Vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin pritet të shpallet sot në Hagë, pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj tyre. Katër ish-krerët e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat ata i kanë mohuar, raporton albinfo.ch.
Shpallja e aktgjykimit pritet të jetë një nga momentet më të rëndësishme të këtij procesi gjyqësor, ndërsa vendimi do të përcaktojë përgjegjësinë penale të secilit prej të akuzuarve në kuadër të aktakuzës së Prokurorisë.