Integrimi
Konfirmohet dënimi me 18 vjet burg për vrasjen e dy shqiptarëve
Një shqiptar 52 vjeçar nga Kosova kishte vrarë në rrugë të hapur në afërsi të qendrës së qytetit Wil (St. Gallen) babë dhe bir, po ashtu shqiptarë nga Kosova pas një përleshjeje të dhunshme në mes të dy familjeve.
Një vrasje e dyfishtë në mes të shqiptarëve që kishte ndodhur në muajin maj të vitit 2008 ka marrë sot epilogun e saj gjyqësor. Një shqiptar 52 vjeçar nga Kosova kishte vrarë në rrugë të hapur në afërsi të qendrës së qytetit Wil (St. Gallen) babë dhe bir, po ashtu shqiptarë nga Kosova pas një përleshjeje të dhunshme në mes të dy familjeve.
Personi i akuzuar si vrasës i dyfishtë qe dënuar vitin e kaluar me 18 vjet burg për veprën penale vrasje të rëndë nga Gjykata e Qarkut në Wil edhe pse prokuroria pati kërkuar vetëm 15 vjet, duke shkuar përtej kërkesës së akuzës.
Ndërkaq, mbrojtja e kosovarit ka bërë ankesë në Gjykatën e kantonit, që klienti i tij të lirohet nga akuza për vrasje të rëndë të shumëfishtë dhe të marrë dënimin për vrasje të shumëfishtë me paramendim, që do të thotë jo më shumë se 12 vjet burg, shkruan srf.ch
Ai, sipas avokatit vetëm ka bërë një të shtënë paralajmëruese me armë ndërsa për të shtënat tjera nuk i kujtohet asgjë.
Ndërsa prokuroria e ka kundërshtuar këtë prezantim të avokatit. Sipas saj, i akuzuari ka dashur të “pastrojë me gjak të derdhu nderin e familjes dhe për këtë arsye ka mbajtur me vete dy revole të mbushura”. Ai pastaj ka qenë shumë gjakftohtë dhe ka vepruar në mënyrë të paskrupullt.
Po ashtu pala paditëse pretendon se vrasësi ka shtënë me armë edhe ndaj djalit tjetër binjak të të vrarit, i cili ishte duke ikur, por nuk e ka qëlluar.
Të gjitha këto janë fakte të mjaftueshme që ankesa e të dënuarit të mos përfillet. Kështu, dënimi me 18 vjet burg mbetet edhe më tutje, por ende nuk është i plotfuqishëm.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht











