Muzikë
Koncert online nga muzikanti shqiptar me famë botërore Elvin Hoxha
Kontribut për koronavirusin: “Paganini Shkodran”, koncert online për gjithë Europën
Muzikanti shqiptar, Elvin Hoxha, i cili jeton prej vitesh në Madrid, këtë fundjavë do të zhvillojë një koncert online për të argëtuar dhe rritur optimizmin e njerëzve në këto ditë të vështira. Elvini është lindur në Ankara, me prindër artistë; i ati është një muzikant nga Shkodra, transmeton albinfo.ch.
Duke qenë se në këto ditë, ku e gjithë bota ndodhet në izolim nga rreziku i koronavirusit, artistë të ndryshëm botërorë kanë marrë nisma për të argëtuar sadopak njerëzit.
Një nga këta artistë të angazhuar në këtë luftë globale është edhe muzikanti shqiptar me famë botërore, Elvin Hoxha, i cili këtë fundjavë do të zhvillojë një koncert online që do të ndiqet njokohësisht në gjithë planetin.
I cilësuar si “Paganini” i ri, Elvini është lindur në Ankara, me prindër artistë gjithashtu. Hajredini, i ati, një muzikant nga Shkodra, pjesë e filarmonisë së Ankarasë. Ndërsa e ema është me origjinë nga Azerbaxhani.
Por Elvin Hoxha prej vitesh jeton në Madrid, ku dhe po ndjek një nga konservatorët më të rëndësishëm evropianë dhe jep koncerte në disa shtete europiane.
Koncerti i ditës së shtunë, i cili është online, do të organizohet nga një agjenci e mirënjohur gjermane.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













