Lajme
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Ekspozita “Nga lufta në paqe: Kosova e rrëfyer nga shtypi dhe media” mbahet në Çikago
Në një mbrëmje reflektimi dhe lidhjeje me rrënjët, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Illinois (AACI) do të organizojë një ekspozitë multimediale për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ekspozita do të sjellë për publikun artikuj të arkivuar, fotografi të rralla dhe dokumente historike që pasqyrojnë periudhën e luftës dhe rrugëtimin drejt paqes, transmeton albinfo.ch.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të shfaqet edhe dokumentari “The Valley”, i siguruar nga Reporting House, muze historik në Prishtinë. Dokumentari paraqet përjetimet e luftës dhe pasojat e saj, duke ofruar një pasqyrë të thellë mbi rezistencën dhe shpresën e popullit të Kosovës.
Organizatorët theksojnë se aktiviteti synon të shërbejë si një hapësirë reflektimi mbi historinë, nderim për sakrificat dhe promovim i identitetit shqiptar në diasporë. Vizitorët do të kenë mundësi të takohen me anëtarë të komunitetit dhe të ndajnë kujtime e përvoja.
Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 18:00 në ambientet e “Vjosa Cafe & Events”, në adresën 1030 W. 35th St, Chicago, ndërsa dyert hapen nga ora 17:30. Biletat janë të nevojshme, ndërsa hyrja për fëmijët nën 12 vjeç është falas. Organizatorët do të ofrojnë ushqime të lehta dhe pije, ndërsa parkimi në rrugë është falas. Kodi i veshjes i rekomanduar është cocktail. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale Ish-drejtuesja e teknologjisë në OpenAI shfaqet në kopertinën globale të TIME100 AI 2026, përkrah disa prej... -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime











