Lajme
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban Bajramit
Ashtu siç uji pastron rrobat dhe trupin, gjaku i kurbanit pastron mëkatet tona, si dhe dëlirëson zemrat nga egoizmi, lakmia e mendjemadhësia
Të nderuar vëllezër e motra!
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë xhematet dhe besimtarët myslimanë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër se dita e parë e Kurban-Bajramit është nesër, më 9 korrik 2022, e shtunë.
Të respektuar besimtarë!
Gjendemi në ditët më të mira të vitit, në prag të festës së madhe që karakterizohet me dy adhurimet e veçanta: Haxhi dhe therja e kurbanëve.
Simbolika e haxhit dhe e veprimeve të tij në traditën islame është shumë e rëndësishme. Haxhi si ibadet kulmon me mesazhe kuptimplote dhe paraqet fazën e pjekurisë imanore të njeriut besimtar. Ky adhurim, gjithashtu, paraqet rrugëtimin jetësor të besimtarit dhe besimtares, nga lindja deri në vdekje. Zoti e caktoi si obligim vetëm njëherë në jetë, duke e krahasuar atë me vetë jetën, e cila kalohet vetëm njëherë në këtë botë.
Po ashtu, edhe kurbanët që sakrifikojmë për hir të Zotit kanë mësimin dhe porosinë e tyre. Ashtu siç uji pastron rrobat dhe trupin, gjaku i kurbanit pastron mëkatet tona, si dhe dëlirëson zemrat nga egoizmi, lakmia e mendjemadhësia. Sot, në kohë krizash të reja globale, nevoja është shumë e madhe të tregohemi zemërgjerë, bujarë dhe afrues me njerëzit, me më të afërmit tanë, sidomos me skamnorët, bonjakët, familjet e dëshmorëve dhe me të gjithë shtresat e tjera që kanë nevojë për mbështetje dhe përkujdesje.
Të nderuar vëllezër e motra!
Në emrin tim personal dhe në emër të KMSHZ-së ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë pjesëtarëve të komunitetit tonë shqiptar mysliman në Zvicër, të gjithë bashkëkombësve tanë kudo në diasporë dhe në vendet tona të origjinës si dhe të gjithë pjesëtarëve të besimit islam në tërë botën.
Zoti e bekoftë popullin tonë kudo që gjendet! Gëzuar festën e Kurban-Bajramit!
Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Austri
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa Pas ndalesës prej më shumë se 12 orëve në kufijtë e Serbisë, linjat e autobusëve nga...
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri
-
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët
-
Dy të vdekur nga orteku në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Vjenë uron festën e Fitër Bajramit