Lajme
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Duke qenë se jemi në fillim të muajit Ramazan, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron të gjithë besimtarët e fesë myslimane, përcjell albinfo.ch.
Të nderuar vëllezër e motra!
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër informon besimtarët se me perëndimin e diellit të dielën, më 10 mars 2024, nis muaji i shenjtë Ramazan. Dita e hënë, 11 mars 2024, shënon fillimin e agjërimit për Ramazanin e këtij viti. Me rastin e ardhjes së këtij muaji të bekuar, ju dëshirojmë begati, mirësi, harmoni, tolerancë dhe dashuri të ndërsjellë, duke iu lutur Allahut për një muaj me plot mirësi e bekime.
Muaji Ramazan është një muaj i rëndësishëm për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Gjatë këtij muaji, agjërohet nga agimi deri në perëndim të diellit, duke u përmbajtur nga ushqimi, pija dhe nga veprimet negative si shenjë ibadeti dhe përkushtimi ndaj Allahut. Ramazani është një kohë për reflektim, lutje, lexim të Kur’anit dhe ngritje shpirtërore. Ai është, gjithashtu, një kohë për bamirësi dhe solidaritet me ata në nevojë, duke forcuar lidhjet si komunitet dhe duke ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më të mirë dhe më të drejtë.
Le të kujtojmë që agjërimi, lutjet dhe veprat e mira që kryejmë gjatë këtij muaji janë rrugë për të arritur paqe të brendshme dhe harmoni me të tjerët dhe se, duke qenë të bashkuar, jemi më të fortë dhe më të aftë për të përballuar sfidat që i kemi përpara.
Ndërsa hyjmë në këtë muaj të bekuar, le të bëjmë thirrje për një Ramazan të mbushur me paqe, shëndet dhe prosperitet për të gjithë. Le të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe t’i ndajmë së bashku mirësitë që na janë dhënë.
Zoti i Madhëruar qoftë me ju sot e mot, përgjithmonë!
Për hajr muaji i bekuar i Ramazanit!
Me respekt,
Hfz. Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












