CH-Ballkani
Kompania ‘Fox Marble’ investon 100 milionë dollarë në guroret e Kosovës
‘Fox Marble’ tashmë ka të drejta për të nxjerrë mermer nga guroret e Drinit dhe Malishevës në Kosovë
Kompania ‘Fox Marble’ do të investojë rreth 100 milionë dollarë në një rrjet prej 40 guroresh në Kosovë, shkruan ‘proactiveinvestors.com’.
Stone Alliance është një kompani e cila 59% e saj është në pronësi të grupit AIM e cila ka dhënë një propozim për t’u rritur me investim deri në 100 milionë dollarë amerikanë për krijimin e një rrjeti prej 40 guroresh në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
‘Fox Marble”, kompania e guroreve në Ballkan është vënë në qendër të një nisme të re e cila mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të krijuar një industri të madhe guroresh në Kosovë”.
Stone Alliance është me bazë në SHBA dhe asaj i është garantuar avokimi nga ana e Departamentit Amerikan i Tregtisë.
Fox Marble do të mbikëqyrë planifikimin teknik dhe strategjik, zbatimin dhe operimet në gurore, si dhe marketingun fillestar, shitjen dhe platformat e shpërndarjes për të gjitha produktet Stone Aleance.
Qeveria e Kosovës dëshiron të zhvillojë depozitat e saj të mermerit dhe Stone Alleance ka siguruar licencën e eksplorimit për 40 gurore në vend.
Më 4 tetor, Stone Alleance ka nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit jo detyrues (MM) me Parlamentin e Kosovës, të kryesuar nga kryetari Kadri Veseli, partia e të cilit është partneri kryesor i koalicionit me partinë e kryeministrit Isa Mustafa.
Stone Alleance do të duhet për të investojë 100 milionë dollarë të nevojshme për të zhvilluar 40 guroret.
Fox Marble tashmë ka të drejta për të nxjerrë mermer nga guroret e Drinit dhe Malishevës në Kosovë.
Andrew Allner, drejtues i kompanisë Fox Marble deklaroi: “Krijimi i Stone Alleance si një kompani filiali i Fox Marble është një zhvillim i madh dhe siguron një strukturë të fuqishme për të ardhmen”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












