Bota
“Lufthansa” anuloi 1.500 fluturime
Kompania tha se fluturimet të shtunën do të zhvillohen kryesisht ashtu siç kanë qenë të planifikuara, por shtoi se pasagjerët duhet të presin “disa anulime dhe vonesa
Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” njoftoi të premten se greva dyditëshe e ekuipazheve të aeroplanëve e ka detyruar atë të anulojë 1,500 fluturime, që kanë prekur rreth 200,000 njerëz.
Kompania tha se fluturimet të shtunën do të zhvillohen kryesisht ashtu siç kanë qenë të planifikuara, por shtoi se pasagjerët duhet të presin “disa anulime dhe vonesa” si rezultat i grevës 48-orëshe, shkruan R.E.L.
Nga ana tjetër, sindikata Ufo, e cila e ka thirrur grevën për shkak të mospajtimeve me pagat dhe kushtet, do të zhvillojë bisedime me Lufthansa-n gjatë fundjavës.
“Ose do të kemi zgjidhje, ose do të njoftojmë se do të ketë një zgjerim masiv të grevave”, tha zëdhënësi i Ufo-s, Nicoley Baublies.
Po ashtu, personeli i kabinës i Lufthansa-s ndaloi punën të enjten, në përpjekje për të detyruar kompaninë të paguajë shpenzime dhe shtesa më të larta, si dhe të bëjë përmirësime të tjera në kushtet e punës, transmeton albinfo.ch.
Ufo dhe Lufthansa, e cila ka 21,000 përcjellës të fluturimeve, kanë rënë dakord që negociatat e fundjavës të jenë konfidenciale.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte