Kosova
Komiteti i KiE-së ka rrëzuar amendamentet e dëmshme për Kosovën
Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka rrëzuar të gjitha amendamentet e dëmshme për Kosovën, që janë paraqitur nga deputetë të ndryshëm për raportin e raportueses Dora Bakoyannis, kanë bërë të ditur burime të KOHËS nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Disaporës (MPJD), përcjell albinfo.ch.
Shumica e amendamenteve të propozuara për Kosovën në KiE lidhen me Asociacionin. Sipas dokumentit që ka siguruar KOHA, në një amendament disa deputetë serbë kanë rekomanduar që paragrafi 11 që parasheh se Asociacioni të jetë zotim i Kosovës pas anëtarësimit, të zëvendësohet me paragrafin që e konsideron formimin e Asociacionit si parakusht.
Në amendamentin e propozuar nga deputetë italianë propozohet që Kuvendi të konsiderojë se themelimi i Asociacionit duhet të merret parasysh si çështje në shqyrtimin e ardhshëm të Komitetit të Ministrave për aplikimin e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










