Kosova
Komandanti për zvogëlimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë: Rikthehet nëse e kërkojnë zhvillimet
Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori turk Oezkan Ulutash është deklaruar për optimizimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë.
Ai e ka përsëritur se ky proces, si i tillë do të zhvillohet gradualisht dhe duke e analizuar situatën e sigurisë porse trupat mund të kthehen nëse e kërkojnë zhvillimet.
Tutje ai ka thënë se pas sulmit në Banjskë, u dislokuan trupa shtesë në Kosovë, por pas sulmeve ndaj ushtarëve të NATO-s në maj të vitit 2023 dhe pas Banjskës, nuk ka pasur më incidente me përmasa të tyre.
“Nuk jam në pozitë të zbuloj detaje operacionale. Kjo është thelbësore për të ruajtur efektivitetin dhe fuqinë parandaluese të KFOR-it. Megjithatë, mund t’ju them se ne do të vazhdojmë të monitorojmë çdo zhvillim relevant të sigurisë dhe do të sigurohemi gjithmonë që misioni ynë të jetë i pozicionuar siç duhet dhe i aftë për të përmbushur detyrën e tij. Siç kam thënë edhe më parë, procesi i optimizimit të pranisë së KFOR-it bazohet në një analizë të kujdesshme të disa treguesve të sigurisë. Ai do të zhvillohet gradualisht dhe në përputhje me kushtet në terren, ndërsa mund të rikthehet nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë këtë”, ka thënë ai për KosovaPress.
Zvogëlimi i pranisë së KFOR-it sipas Ulutash ka thënë se duhet të shihet si tregues pozitiv sa i përket sigurisë. Ai deklaroi se Ballkani Perëndimor është me rëndësi strategjike për NATO-n dhe si i tillë nuk do të lejohet krijimi i një vakuumi të sigurisë.
“Për 27 vjet, KFOR-i ka qenë një shtyllë e sigurisë në Kosovë dhe një faktor kyç i stabilitetit rajonal. Fakti që tani po optimizojmë praninë tonë është një tregues pozitiv se mjedisi i sigurisë është, në përgjithësi, i qëndrueshëm. Megjithatë, NATO dhe KFOR-i mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë në Kosovë. Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën, ndërsa siguria e tij është e lidhur drejtpërdrejt me sigurinë e hapësirës euroatlantike. NATO nuk do të lejojë krijimin e një vakuumi të sigurisë, ka deklaruar Ulutash, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket sulmit në Banjska, Ulutash ka thënë se KFOR-i reagoi me shpejtësinë e nevojshme dhe “në përputhje të plotë me mandatin e tij afatgjatë të OKB-së dhe sipas procedurave e protokolleve të vendosura”.
Ulutash ka thënë se megjithatë, ekzistojnë disa çështje të pazgjidhura që mund të kenë ndikim në siguri dhe, për këtë arsye, duhet të adresohen. Ai foli edhe për rëndësinë e dialogut.
“Retorika nxitëse dhe përdorimi i vazhdueshëm i dezinformatave janë ndër shqetësimet tona, duke pasur parasysh ndikimin që ato mund të kenë në mjedisin e sigurisë. Për këtë arsye, KFOR-i mbetet vigjilent dhe i pozicionuar mirë në gjithë Kosovën. KFOR-i do të vazhdojë të bëjë atë për të cilën është mandatuar. Megjithatë, dua ta bëj të qartë se rruga drejt një sigurie të qëndrueshme është politike, jo ushtarake. Për këtë arsye, KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij në kuadër të përpjekjeve më të gjera të NATO-s për të mbështetur avancimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pikërisht ky dialog është korniza për adresimin e të gjitha çështjeve të mbetura pezull dhe për arritjen e zgjidhjeve që respektojnë plotësisht të drejtat e të gjitha komuniteteve”, deklaroi Ulutash.
Ulutash e vlerësoi të qetë situatën e sigurisë në veri të vendit dhe shtoi se kanë komunikim e koordinim me Serbinë.
Komandanti i KFOR-it ka thënë se ndonëse bashkëpunimi me Serbinë ka ndikuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal, janë të përgatitur në rast se Kosova do të përballet me një rast tjetër të ngjashëm me atë që ndodhi në Banjskë e Zveçan.
“Nuk dua të hyj në spekulime. Si ushtarakë, ne asnjëherë nuk marrim asgjë si të mirëqenë dhe jemi gjithmonë të përgatitur për çdo skenar. Për këtë arsye, KFOR-i zhvillon rregullisht aktivitete për të përmirësuar aftësitë e personelit tonë dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale. Megjithatë, mund të them me bindje se situata e sigurisë ka vazhduar të përmirësohet gjatë viteve të fundit. Përpjekjet e përditshme të KFOR-it – të cilat i përshkrova më sipër – kanë luajtur pa dyshim një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Tani duhet të ndërtojmë mbi këtë progres dhe të sigurohemi që arritjet e fituara me shumë përpjekje të ruhen. Për këtë arsye, do të vazhdojmë të garantojmë që KFOR-i të mbajë një prani efektive operacionale në terren”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












