Shkurt.ch
Kolonë e gjatë 9 km para tunelit Gotthard, një aksident e vështirëson gjendjen
Gjendjen kaotike të zakonshme për këtë kohë, e ka rënduar kësaj here edhe një aksident që ka ndodhur pak pas kalimit të tunelit, në pjesën veriore, në mes të pikave Göschenen dhe Amsteg
Siç ndodh zakonisht me fillimin e festave dhe pushimeve, tuneli Gotthard, që është pika kryesore e kalimit në aksin Veri-jug, jo vetëm për Zvicrën, mbingarkohet nga trafiku i madh.
Kështu ka ndodhur edhe sot, ditën e parë të festës së Pashkëve. Gjendjen kaotike të zakonshme për këtë kohë, e ka rënduar kësaj here edhe një aksident që ka ndodhur pak pas kalimit të tunelit, në pjesën veriore, në mes të pikave Göschenen dhe Amsteg, njofton Viasuisse, transmeton albinfo.ch. Kështu, qarkullimi i automjeteve është devijuar nga autostrada në rrugën kantonale, njoftojnë mediet zvicerane.
Aktualisht njoftohet për një kolonë të gjatë 9 kilometra ndërsa për më vonë pritet që ajo të zgjatet deri në 14 kilometra.
Edhe nga ana jugore, në afërsi me kufirin me Italinë, ngarësit e automjeteve duhet të përballen me një kolonë. Fjala është për pjesën në mes të Chiasso-s dhe vendkalimit kufitar Chiasso-Brogeda, ku është krijuar një kolonë e gjatë rreth 2 kilometra.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











