Lifestyle
Kleofina Pnishi pret sonte të rrëmbejë kurorën e “Miss Franca 2018”
"Ky konkurs është edhe një mënyrë tjetër që unë si shqiptare të falënderoj Francën për gjithçka që më ka sjell..."
Aktoren dhe modelen shqiptare e cila jeton në Francë, Kleofina Pnishi, sonte e pret një garë e fortë. Ajo do të marrë pjesë në “Miss Franca 2018”. Kleofina, muaj më parë është shpallur “Miss Provenca 2018”, ndërkohë në këtë garë ajo përfaqëson këtë regjion i cili ka afër pesë milionë banorë, shkruan albinfo.ch
Kleofina Pnishi për mediat franceze ka treguar arsyen e pjesëmarrjes në këtë garë: “Kisha nevojë për këtë aventurë për t’u njohur më mirë me veten time. E përcjell çdo vit këtë spektakël. Për tri vite kam hezituar të marr pjesë. Këtë vit ndoqa intuitën time. Ishte edhe përkrahja e familjarëve dhe miqve të mi të cillët më inkurajuan të marr pjesë. Ky konkurs është edhe një mënyrë tjetër që unë si shqiptare të falënderoj Francën për gjithçka që më ka sjell. Në moshën 5 vjeçare kam ardhur në Francë, pasi bashkë me prindërit me motrën dhe vëllain u arratisëm nga vendi ynë për shkak të luftës në Kosovë”, ka thënë ajo për parismatch.com, transmeton “albinfo.ch”.
Tutje, gjatë intervistës vajza me prejardhje nga Gjakova, ka treguar se çfarë do të bëjë, nëse shpallet “Miss Franca 2018”
“Do të doja të ndihmoja fëmijët më aftësi të kufizuar. Dua që ata të bëjnë një jetë normale. Motra ime ishte me aftësi të kufizuar, nuk mundte të ecte dhe as të fliste. Për fat të keq ajo vdiq vitin e kaluar”, është shprehur Kleofina.
23 vjeçarja ka marrë pjesë në disa filma francez dhe ka qenë imazh i disa firmave të njohura të modës në Francë.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













