Lifestyle
Kjo është shuma e dëmshpërblimit që Eminem fitoi nga Zelanda e Re
Eminem i paraqiti procedurat pasi Partia Kombëtare përdori një version të palicensuar të këngës fituese të Oskarit në fushatën e vitit 2014
Një parti politike e Zelandës së Re është urdhëruar të paguajë $ 600,000 në kompensim të shkeljes së të drejtave të autorit të paraqitur nga reperi amerikan Eminem. Partia Kombëtare përdori këngën Lose Yourself të Eminem në fushatën zgjedhore .Kënga e zgjedhur nga Partia kishte disa dallime minimale nga origjinalja, sipas vendimit të gjykatës.
Eminem i paraqiti procedurat pasi Partia Kombëtare përdori një version të palicensuar të këngës fituese të Oskarit në fushatën e vitit 2014.
Avokatët e partisë kishin argumentuar se melodia e përdorur nuk ishte Lose Yourself, por një këngë e quajtur Eminem-esque, të cilën ata e blenë nga një bibliotekë muzikore .
Megjithatë gjykata vendosi të mërkurën se melodia ishte “mjaft e ngjashme” me origjinalen e Eminem, duke shtuar se ajo në të vërtetë shkelte ligjet e autorit.
Aktgjykimi mori në konsideratë meloditë e daulleve, akordet e sfondit dhe tingujt e violinës të çdo versioni, të gjitha këto kishin ngjashmëri të mëdha.
Lose Yourself kënga e Eminem, e cila u shfaq në repertorin e filmit ‘8 Mile’ në vitin 2002 është një nga hitet e tij më të mëdha.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga grevat dhe protestat, deri te festat publike (që janë shumë), këtu janë gjërat që do...
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë