Kosova
Kjo është gjendja e të aksidentuarve në Prishtinë
Tre persona kanë pësuar nga aksidenti duke marrë lëndime të lehta trupore
Specialistë në Klinikën Emergjente të Kosovës kanë njoftuar se tre të lënduarit në aksidentin që ka ndodhur në mes një kamioni dhe nëntë veturave, kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Ibrahim Maliqi, specializant i Mjekësisë Emergjente, ka thënë për KosovaPress se të lënduarit përafërsisht janë të moshës 40 dhe 27-vjeçare.
“Nga aksidenti që ka ndodhur sot kanë ardhur në emergjencë tre pacientë. Kryesisht me lëndime të lehta trupore. Një prej tyre është me ekzaminime shtesë, do të thotë do t’i bëhet CT e kokës edhe toraksit, përcjell albinfo.ch.
Të tjerët janë me lëndime jashtë rrezikut për jetë. Janë të përfshira dy prej veturave dhe një i kompanisë “Pastrimi”, punëtor që ka qenë në kamion.
Në Qendrën Emergjente ndodhet edhe menaxheri i kompanisë “Pastrimi”, i cili ka kundërshtuar të flasë para kamerave. I njëjti ka thënë për KosovaPress se punëtori i cili ndodhej në kamion është mirë dhe nuk dëshiron të flasë më shumë rreth këtij rasti.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












