Kosova
KFOR-i konfirmon fillimin e tërheqjes nga ura e Mitrovicës
Pas raportimeve të ditës së sotme, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, e ka konfirmuar se ka nisur procesin gradual të ndryshimit të pranisë së përhershme në urën kryesore të Mitrovicës, duke e lidhur këtë vendim me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.
Bëhet e ditur se ky proces do të jetë gradual dhe i bazuar në kushte, ndërsa po koordinohet me institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
Tutje nga KFOR-i u tha se pavarësisht ndryshimit të pranisë në urë, misioni do të vazhdojë të mbajë prani të dukshme në jug dhe veri të Mitrovicës, si dhe në pjesët veriore të Kosovës.
“KFOR-i do të vazhdojë kontributin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet”, thuhet në përgjigjen për Zërin, transmeton albinfo.ch.
Në kuadër të këtij procesi, sipas KFOR-it, është informuar rregullisht edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, vijon të jetë në kontakt të ngushtë me institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura të Serbisë.
E-Diaspora
-
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator Tubimet janë paralajmëruar në Hamburg, Frankfurt, Hannover dhe Düsseldorf, nën moton “Jo në emrin tim”.... -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











