Bota
Këtë vit më pak deportime dhe largime të refugjatëve
Pas fluksit të njerëzve që erdhën në Gjermani, duke kërkuar azil në vitin 2015 dhe 2016, numri i deportimeve dhe i largimeve ishte rritur ndjeshëm. Por, tani ka një rënie të qartë
Për shumicën e shteteve federale të Gjermanisë, më pak refugjatë janë deportuar dhe kanë lënë vullnetarisht vendin, këtë vit, krahasuar me atë të kaluar.
Anketa e kryer nga Agjencia për shtyp e Gjermanisë (DPA) tregoi se rënia e deportimeve u theksua veçanërisht në Saksoni, ku shifra u përgjysmua çdo muaj, për njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, përcjell albinfo.ch.
Vetëm dy shtete, North Rhine-Westphalia dhe Rheinland-Pfalz, raportuan këtë vit shumë më tepër deportime se vitin e kaluar.
Pothuajse 22.200 njerëz në Gjermani u internuan në vendet e tyre në mes të janarit dhe fundit të muajit të kaluar, sipas Ministrisë Federale të Brendshme. Vitin e kaluar kjo shifër ishte më e lartë në gjithsej 25,400 njerëz.
Deri në fund të nëntorit 2017, numri i refugjatëve që vullnetarisht u larguan nga Gjermania ishte pothuajse 27,900 – rreth 20,000 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2016 (47,172).
Pas fluksit të njerëzve që erdhën në Gjermani, duke kërkuar azil në vitin 2015 dhe 2016, numri i deportimeve dhe i largimeve ishte rritur ndjeshëm. Por, tani ka një rënie të qartë.
Në teori, azilkërkuesit, aplikimet e të cilëve janë të pasuksesshme kërcënohen me dëbim. Ata që përballen me dëbimin kanë mundësinë të lënë vullnetarisht dhe të marrin mbështetje financiare.
Gjatë disa muajve të fundit, qeveritë federale dhe ato të shteteve kanë inkurajuar kërkuesit e azilit që të kthehen në vendet e tyre të lindjes.
Janë ngritur qendra koordinuese për riatdhesime, si dhe shërbime këshillimi, linja telefonike, një portal informacioni në internet dhe ndihmë financiare për të kthyerit vullnetarë.
Deri më tani këtë vit, rreth 39 për qind e të gjitha kërkesave për azil janë refuzuar.
Sipas Institutit për Hulumtime të Punësimit (IAB), aktualisht në Gjermani jetojnë 600,000 njerëz të cilëve u është dhënë mbrojtje.
Dy të tretat e tyre kanë azil të plotë dhe një e treta kanë një formë më të vogël të azilit, të njohur si mbrojtje plotësuese.
Por, shumica dërrmuese e atyre që i janë hedhur poshtë kërkesat, mbeten gjithsesi në Gjermani.
Në fund të vitit të kaluar rreth 556,499 persona ende jetonin në Gjermani, pavarësisht se u refuzuan për azil.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












