Integrimi
Kështu mund ta fitojnë pasaportën në mënyrë të lehtësuar të huajt e brezit të tretë
EKM ka ofruar për këtë qëllim një videoklip dhe një veb faqe, përmes të cilave, personave të gjeneratës së tretë u shpjegon hap pas hapi se si duhet të veprojnë për të shfrytëzuar mundësinë e re për natyralizim të lehtësuar
Të rinjtë dhe të rejat me prejardhje të huaj, gjyshërit e të cilëve kanë jetuar në Zvicër, mund të natyralizohen (të fitojnë pasaportën zvicerane) menjëherë, duke shfrytëzuar procedurën për natyralizimin e lehtësuar. Në procedurën në fjalë, është niveli federal ai që vendos drejtpërdrejt mbi kërkesën për natyralizim. Me fjalë tjera, në këtë variant nuk ka fare “provim” nga kantoni dhe nga komuna, njofton Komisioni Federal për Migracion (EKM) në një komunikatë të lëshuar sot, më 15 shkurt, ditën e parë kur ka hyrë në fuqi ligji i i ri për natyralizimin
Në vazhdim, ata që i plotësojnë kushtet për natyralizim të lehtësuar mund të mësojnë se çfarë duhet të bëjnë për t`u natyralizuar përmes kësaj procedure, shkruan albinfo.ch. EKM ka ofruar për këtë qëllim një videoklip dhe një veb faqe, përmes të cilave, personave të gjeneratës së tretë u shpjegon hap pas hapi se si duhet të veprojnë për të shfrytëzuar mundësinë e re për natyralizim të lehtësuar.
“Ky lloj natyralizimi të lehtëson rrugën për të fituar nënshtetësinë zvicerane, pasi që për kërkesën tënde vendos në mënyrë të drejtpërdrejtë federata. Por, megjithatë do të kesh nevojë të bësh gati një numër të madh dokumentesh, gjë që mund të jetë e mundimshme. Në raste të caktuara është e vështirë të sigurohen dokumentet e kërkuara. Edhe kjo pjesë e procedurës mund të jetë ndryshe, në varësi nga vendbanimi. Por mos u dorëzo!”, thuhet më tutje në komunikatë.
Në videon në vijim do të gjesh informatat, linqet dhe tekstet që do të të mbështesin në këtë drejtim, shkruan albinfo.ch. Dhe, në rast se në ndonjë pikë bllokohesh, atëherë e ke në dispozicion sekretariatin Shtetëror për Migracion (SEM) si qendër të cilës do t`i drejtohesh!
https://www.ekm.admin.ch/ekm/de/home/buergerrecht—citoyennete/bueg/verfahren/3g.html
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026












