Lajme
Këshilli i mësimit shqip për diasporën, video edukative për Ditën e Alfabetit
Këshilli i mësimit shqip për diasporën për nder të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit, Kongresit të Manastirit, përgatiti një video, ngaqë amaneti i delegatëve të Kongresit të Manastirit ishte dhe është ta ruajmë gjuhën shqipe, sepse ajo iu duhet fëmijëve tanë.
A mund t`i lëmë fëmijët pa gjuhë? Natyrisht se jo, ky obligim është mbi të gjitha obligimet që i kemi në jetë. Gjuha është identiteti ynë, shkruan Shkolla Shqipe në Bavari, Gjermani.
Vizioni ynë është një gjuhë, një komb, një atdhe.
Gëzuar Ditën e Alfabetit!
K M SH D
KONGRESI I MANASTIRIT ISHTE KONGRES I
UNIFIKIMIT TË NJË ALFABETI TË GJUHËS SHQIPE
Më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir dijetarët shqiptarë, atdhetarët dhe figurat e ndritshëm të kombit, me përgjegjësit e tyre u përcaktuan për unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe, të quajtur Kongresi i Manastirit, apo Kongresi i Alfabetit.
Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigor Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të fesë myslimane, katolike, ortodokse, dhe protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.
Përmbî zâ, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m’shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymbŷli,
pa ‘da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m’u ‘da s’duron,
fundë e majë nji âsht’ Shqipnia,
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte