Lajme
Këshilla nga mjeku shqiptar në Berlin
Këshilla nga mjeku shqiptar që vepron e punon në Berlin të Gjermanisë, Fahri Beqa
Koronavirusi vazhdon të përhapet në vendet e ndryshme botërore, por mjeku shqiptar Fahri Beqa, që punon në Berlin të Gjermanisë, ka disa këshilla, përcjell albinfo.ch.
- Mos ja jepni dorën askujt
- Pastroni duart shpesh
- Mos e prekni fytyrën me duar
- Qëndroni në distancë ndaj njëri-tjetrit
- Evitoni lëvizjet e panevojshme
- Bëni lëvizje të kontrolluara vetëm kur duhet patjetër ta lëshoni banesën apo shtëpinë…
- Kujdesuni për të sëmurët kronik dhe të moshuarit që të mos preken nga ky virus.
Dhe nëse megjithatë të paraqitet një nga këto 3 shenja apo të triat së bashku (temperature e lartë, koll i thatë, dhembje fyti e përcjell me skuqje dhe teshtitje ose pengesa në frymëmarrje), atëherë thirr në telefon në numrin që e kanë caktuar institucionet dhe dëgjoi udhëzimet e këtyre institucioneve përkatëse.
Mbi 80 % e në disa raste deri 90% e kalojnë sëmundjen pa e vërejtur fare. Megjithatë 10 deri 20% kanë nevojë për ndihmën e mjekut e deri 5 % për mjekim intensiv spitalor. Vdekshmëria është e ulët 1-2%, por nëse paraqiten shumë raste përnjëherë dhe kërkojnë ndihmën e mjekut në një klinikë atëherë ajo Klinikë dhe ai sistem shëndetësor do të kollabojnë e poashtu pacientët nuk mund t’a marrin pastaj trajtimin adekuat (si në disa pjesë të Italisë ku eshte rritur vdekshmëria deri ne 7-8%). Edhe nëse sëmureni lehtë apo nuk sëmureni fare ju e bartni virusin tek të tjerët për të cilët mund të jetë vdekjeprurës.
8 deri 10 javët e ardhshme janë vendimtare.
“Larg njëri tjetrit sot, që të përqafohemi nesër”
Shëndet, kujdes dhe suksese
Dr. Fahri Beqa
Berlin 22.03.2020 (nga puna).
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











