Kosova
Kërkohet zgjatja e masës së paraburgimit për të rikthyerat nga Siria
Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi nga Gjykata Themelore në Prishtinë që t’ua zgjasë paraburgimin shtëpiak grave të kthyera nga Siria.
Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga avokatja e njërës prej grave, Fehmie Gashi-Bytyçi.
Ajo shtoi se kërkesa e Prokurorisë nuk e përcakton se edhe për sa kohë kërkohet zgjatja e kësaj mase.
Më 19 prill, 110 shtetas të Kosovës janë kthyer nga Siria në Kosovë, përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 luftëtarë, që morën pjesë në grupin militant, Shteti Islamik.
Luftëtarët janë arrestuar menjëherë, kurse grave u është caktuar paraburgim shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Kthimi i tyre u bë i mundur me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.
Para një muaji, Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktoi masën e arrestit shtëpiak të gjitha grave të kthyera nga Siria. Vendimi i mor për shkak të veprës penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019 kanë qenë në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se në zonën e konfliktit në Siri ende mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.
Riintegrimi i vështirë i të kthyerve nga Siria
Në vitin 2015 institucionet e Kosovës hartuan një ligj të posaçëm, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim.
Grupi militant Shteti Islamik muajve të fundit humbi kontrollin mbi territorin të cilin e kontrollonte dhe shumë luftëtarë u arrestuan, ndërkohë që gratë dhe fëmijët janë duke qëndruar nëpër kampe të ndryshme, pasi shtetet prej nga vijnë nuk kanë pranuar riatdhesimin e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













