Lajme
Kërkohet kufizimi i përdorimit të ekraneve për fëmijët nën 15 vjeç në Zvicër
Një lëvizje e re në Zvicrën frankofone kërkon ndalimin e telefonave inteligjentë për të miturit dhe kufizimin e përdorimit të ekraneve në shkolla
Një grup i ri i formuar në Zvicrën frankofone po bën thirrje për kufizime më të rrepta ndaj përdorimit të ekraneve dhe telefonave inteligjentë nga fëmijët dhe adoleshentët. Lëvizja, e prezantuar në Gjenevë, u kërkon prindërve që fëmijët nën moshën katër vjeç të mos kenë fare kontakt me ekranet, ndërsa të rinjtë nën 15 vjeç të mos përdorin telefona inteligjentë.
Mbështetësit e nismës argumentojnë se përdorimi i tepërt i ekraneve po shndërrohet në një problem të shëndetit publik. Sipas tyre, ekspozimi i hershëm ndaj pajisjeve digjitale lidhet me vështirësi në zhvillimin motorik, komunikim dhe ndërveprim social tek fëmijët, transmeton albinfo.ch.
Grupi kërkon gjithashtu ndryshime ligjore që do të ndalonin shitjen e telefonave inteligjentë për personat nën 15 vjeç dhe do të kufizonin përdorimin e tabletëve në shkolla. Sipas propozimeve, fëmijët dhe adoleshentët do të mund të përdornin vetëm telefona bazikë për thirrje dhe mesazhe.
Debati vjen në një kohë kur disa vende evropiane po shqyrtojnë masa të ngjashme për të kufizuar qasjen e të miturve në rrjetet sociale dhe pajisjet digjitale, për shkak të shqetësimeve në rritje për ndikimin e tyre në shëndetin mendor dhe zhvillimin e fëmijëve.
Nisma synon të zgjerohet në të gjitha kantonet frankofone të Zvicrës dhe pritet të nxisë debat të gjerë mes prindërve, institucioneve arsimore dhe autoriteteve politike për rolin e teknologjisë në jetën e fëmijëve.
E-Diaspora
-
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë Nga 9 deri më 13 shtator 2026, në Bernë, ju ftojmë të bëheni pjesë e edicionit... -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












