Kosova
Katër shtete, kundër debatit mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Është ende e paqartë nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 7 shkurt do të diskutojë mbi Kosovën.
“SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kundërshtuan ashpër raportin e rregullt tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, në mënyrë që të vendoset në agjendën e seancës”, tha sot ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Në një konferencë shtypi, ai tha se për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk u miratua rendi i ditës, i cili propozohet çdo muaj nga kryesuesi i radhës.
Daçiq shpjegoi se seanca për t’u diskutuar mbi raportin e rregullt është planifikuar për 7 shkurt, por nuk është e sigurt nëse do të jetë për Kosovën, pasi ka të ngjarë që rendi i ditës të miratohet atë ditë, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch.
“Ne vështirë se mund të marrim nëntë vota për të qenë në agjendë, pasi nuk ka veto, por as nuk mund të marrin nëntë vota për të shkuar”, tha Daçiq.
Ndryshe, SHBA dhe Britania e Madhe tash e sa kohë kanë bërë thirrje që në Nju-Jork të mos ketë seanca mbi raportin e rregullt të UNMIK-ut për Kosovën, duke pranuar kështu realitetin e ri të krijuar me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.
E-Diaspora
-
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj Prej gati 30 vitesh në Islandë, dy vëllezërit nga Kosova kanë ndërtuar... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4













