Shkurt.ch
Katër shqiptarë akuzohen për shitjen e 13 kg heroinë
Prokurorja thotë se bëhet fjalë për njërin nga rastet më të rënda të tregtisë me heroinë në që janë kapur kohëve të fundit Bazel. Ajo ka kërkuar dënime nga 4 deri në 10 vjet burg
Katër të rinj shqiptarë akuzohen në Gjykatën e Qarkut në Bazel se vetëm gjatë periudhës janar-maj në një lagje të Bazelit kanüe shitur 13 kilogramë drogë të tipit heroinë, shkruan 20minuten.ch. Nga shitja që ua kanë bërë personave me varësi nga droga, ata kanë fituar, sipas prokurorisë më shumë se 200 mijë franga.
Aktakuza përshkruan në hollësi funksionimin e bandës, në të cilën bëjnë pjesë edhe persona të tjerë, të cilët nuk është arritur të identifikohen. Të katër personat janë të dënuar edhe më parë.
Ata, para trupit gjykues të të pestëve në Bazel kanë folur në mënyrë jo të qartë. Njëri prej tyre, i cili konsiderohet si «koka» e bandës, nuk kanë thënë asgjë thelbësore lidhur me rastin, me dëshmitë e shumta dhe me personat që qëndrojnë mbrapa tyre, transmeton albinfo.ch. Njëri prej të akuzuarve në sesionin e djeshëm të procesit gjqësor ka thënë se «nëse e jap emrin e urdhërdhënësit, e rrezikoj jetën e familjes».
Prokurorja e rastit e ka përshkruar bandën si «një organizatë me kierarki të qartë, në të cilën secili e dinte se çfarë duhej të bënte». Kështu, banda ka marrë me qira disa banesa të ashtuquajtur «bunkerë të drogës» në disa lagje të qytetit.
Njësia më e vogël që kanë shitur ata ka qenë 5 gramë heroinë, me çmimin prej 70 deri në 100 franga, përcjell albinfo.ch. Shefi i grupit, një baba i dy fëmijëve i merrte porositë me telefon ose SMS. Ata me blerësit komunikonin me kode.
Kur në mars të vitit 2015 qenë arrestuar dy nga grupi, bizesi përkohësisht u ndërpre. Por pak më vonë sërish u «Instalua» edhe një pjesëtar i cili vazhdoi punën e paraardhësit të tij.
Si informatorë para trupit gjykues kane dalë edhe një numër personash që kanë blerë drogë nga banda e përmendur. Ata janë idetofikuar përmes përgjiit të teleonave dhe ndërkohë kanë marrë dënimet e veta për shkelje të ligjit mbi lëndët narkotike. Vetëm këta, gjatë katër muajve kanë marrë deri në 3.5 kilogramë heroinë, pjesë nga e cila edhe e kanë shitur më tutje.
Prokurorja thotë se bëhet fjalë për njërin nga rastet më të rënda të tregtisë me heroinë në që janë kapur kohëve të fundit Bazel, përcjell albinfo.ch. Ajo ka kërkuar dënime nga 4 deri në 10 vjet burg për shkelje të ligjit mbi lëndët narkotike, larje parash dhe veprim «profesional» në këtë fushë.
Mbrojtja ndërkaq ka kërkuar dënimedukshüem më të ulëta, madje për njërin nga pjesëtaret edhe lirim nga akuza pasi që dësjmitë, sipas saj janë të dobëta dhe të akuzuarit janë vetëm «peshq të vegjël».
Vendimi gjyqësor pritet për të enjten.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










