Lajme
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Në kuadër të manifestimit “Tetova n’festë”, u organizua paneli “Diaspora dhe Tetova: Mes demografisë, kulturës dhe potencialit”.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka theksuar rëndësinë e diasporës si një faktor kyç në zhvillimin e qytetit, gjatë një paneli diskutimi të mbajtur në kuadër të manifestimit “Tetova n’festë”, transmeton albinfo.ch.
Paneli me temën “Diaspora dhe Tetova: Mes demografisë, kulturës dhe potencialit” mblodhi akademikë, sociologë, profesionistë dhe sipërmarrës të suksesshëm nga mërgata shqiptare, të cilët diskutuan për sfidat dhe mundësitë që ofron diaspora për zhvillimin e Tetovës.
Sipas Kasamit, diskutimet u zhvilluan në dy sesione, ku fillimisht u trajtuan çështjet që lidhen me migrimin, kulturën dhe demografinë, ndërsa më pas fokusi u vendos te kapitali intelektual, biznesi dhe kontributi i diasporës.
Ai theksoi se takimi shërbeu si një mundësi për të dëgjuar idetë dhe përvojat e mërgimtarëve, si dhe për të identifikuar mënyra konkrete për përfshirjen e tyre në zhvillimin e Tetovës.
“Tetova është e plotë vetëm kur jemi bashkë me diasporën tonë”, u shpreh Kasami, duke shtuar se mërgimtarët janë partnerë strategjikë, ambasadorë dhe udhërrëfyes në rrugëtimin drejt zhvillimit të qytetit.
Në fund, ai falënderoi panelistët dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin në debatin që, sipas tij, ndihmon në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Tetovës dhe diasporës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












