Shkurt.ch
Kapet shqiptari me 1 kg. e gjysmë heroinë
Policia e Kantonit të Cyrihut ka arrestuar paraditen e sotme në qarkun 9 të qytetit një person dhe ka konfiskuar me këtë rast 1500 gramë drogë të tipit heroinë si dhe mbi 20 mijë franga para të gatshme.
Policët me rastin e kontrollimit të një lokali në orën 8 e 30 kanë hasur në një person të dyshimtë. Pas kontrollimit të çantës së tij të shpinës, ata kanë gjetur dhe kanë konfiskuar te shqiptari 30 vjeçar 150 gramë heroinë, shkruan albinfo.ch duke iu referuar policisë së Cyrihut. Më vonë në vendstrehimin e tij kanë gjetur edhe 1400 gramë të tjera të heroinës si dhe më shumë se 20 mijë franga, të ndara në shuma të imta, adekuate për tregti droge me pakicë. 30 vjeçari është arrestuar dhe i është dorëzuar prokurorisë si dhe Zyrës për Migracion të Kantonit.
Është konstatuar se shqiptari po qëndronte ilegalisht në Zvicër, pasi që ai kishte një ndalesë hyrjeje në këtë vend deri në vitin 2018.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










