Integrimi
Kapet rrjeti shqiptar i drogës dhe kontrabandës me njerëz
Janë arrestuar dymbëdhjetë persona, tre prej të cilëve të armatosur, janë konfiskuar katër kilogramë drogë dhe tri armë zjarri.
Policia federale dhe doganat, në një aksion me shtrirje të gjerë të zhvilluar të enjten, më 24 tetor në regjionin e Achenit kanë goditur një rrjet të kontrabandistëve me njerëz dhe të shitjes së drogës. Me këtë rast janë arrestuar dymbëdhjetë persona, tre prej të cilëve të armatosur, janë konfiskuar katër kilogramë drogë, tri armë zjarri dhe 9000 euro para të gatshme. Në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe shefi i bandës.
Në aksion kanë marrë pjesë 160 punonjës të policisë dhe të doganës.
Banda fajësohet për tregti me shumicë të kokainës, të sjellë nga Amerika Latine në Gjermani përmes Holandës. Ajo po ashtu ka kontrabanduar në Gjermani kryesisht shtetas të Shqipërisë, me dokumente kryesisht të falsifikuara, duke i futur pastaj në shërbimin e tyre si shitës droge ose në prostitucion, shkruan focus.de dhe medie tjera gjermane.
Policia Federale dhe Dogana është duke hetuar këtë bandë që nga fundi i viti 2012 me urdhëresën e Prokurorisë së Achenit. Në këtë drejtim, hetimet kanë pasur një shtrirje të gjerë, edhe jashtë Gjermanisë, në shtete të ndryshme evropiane. Sipas asaj që kanë njoftuar hetuesit, kjo bandë, paratë e fituara nga droga dhe prostitucioni i kanë transferuar jashtë Gjermanisë dhe kanë bërë pastrim parash.
Kreu i bandës konsiderohet një shqiptar i moshës 35 vjeçare, i njohur si njeri i dhunshëm. Të arrestuarit tjerë janë po ashtu kryesisht shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në Gjermani me dokumente të falsifikuara.
Arrestimet e kryera më 24 tetor janë në lidhje të drejtpërdrejtë me një aksion të gjerë të zhvilluar po ashtu nga Policia Federale dhe Doganat më 14 tetor në Këln. Me atë rast qenë arrestuar dhjetë persona dhe qenë konfiskuar 6.5 kilogramë drogë, 134 mijë euro para të gatshme dhe shumë materiale që shërbejnë si dëshmi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












