Lajme
Gjermani: Kapet i dënuari për tentativë vrasjeje, ekstradohet në Shqipëri
Ai qe dënuar me gjashtë vite e tetë muaj burg, nga të cilat i mbeten edhe katër vite e tre muaj për të vuajtur
Më 4 gusht 2026, në orën 23:45 policët e Inspektoratit Federal të Policisë Berggießhübel kryen një kontroll hyrës në pikën kufitare të Breitenaut në një automjet me targa italiane. Shoferi, një 36-vjeçar shqiptar, paraqiti pasaportën e tij të vlefshme, transmeton albinfo.ch.
Por, një kontroll i mëtejmë zbuloi se personi në fjalë po kërkohej për arrestim në Shqipëri për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Ai qe dënuar me gjashtë vite e tetë muaj burg, nga të cilat i mbeten edhe katër vite e tre muaj për të vuajtur, shkruan Press Portal.de
Pasi u paraqit para gjykatës së rrethit përgjegjës në Pirna, ai u dërgua në Qendrën Korrektuese të Dresdenit, ku pret ekstradimin në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së










