Shkurt.ch
Kapet banda shqiptarezvicerane me heroinë në vlerë të 1 milion frangave
Përveç heroinës, te grupi janë gjetur edhe 1.7 kilogram materie për përpunimin e drogës, 11 gramë kokainë dhe 19 mijë franga para
Sërish kapet një rrjet i madh shqiptarozviceran droge. Kjo ka ndodhur në kantonin Glarus të Zvicrës ku policia ka zbuluar një bandë prej 11 personave (10 shqiptarë dhe një zviceran) me ç`rast ka sekuestruar 7 kilogramë drogë të tipit heroinë. Droga vlerësohet se në treg ka vlerën prej rreth 1 milion frangash, shkruan sda.ch.
Të akuzuar me këtë rast janë 11 meshkuj të moshave 19 deri 55 vjeçare. 55 vjeçari ka shtetësi zvicerane dhe ai ndërkohë është liruar. Tre prej tyre ndodhen në burg, tre janë dëbuar në vendin e prejardhjes, pra në Shqipëri dhe një është liruar nga burgu, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën kohë për katër të tjerë është ngritur fletarresti.
Policia Kantonale e Glarusi që në fillim të vitit 2016 kishe nisur hetime intensive kundër grupit të përmendur të tregtarëve me heroinë.
Përveç heroinës, te grupi janë gjetur edhe 1.7 kilogram materie për përpunimin e drogës, 11 gramë kokainë dhe 19 mijë franga para. Shumica e këtyre është gjetur dhe konfiskuar në një restorant në Glarus ndërsa 3 kilogramë heroine dhe materiali për përpunim, në një pyll në Mollis.
Deri në arrestim, grupi kishte arritur të shiste disa qindra gramë heroinë. Të akuzuarit paraqiteshin si turistë ose tregtarë të automjeteve në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Njëri prej tyre ndodhej ilegalisht në Zvicër pasi që më parë i ishte ndaluar hyrja në këtë vend.
Foto: Kapo Glarus
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













