Në njoftim thuhet se Policia Kufitare e Vlorës, pasi ka siguruar disa informacione, ka nisur ndjekjen e një mjeti detar, i dyshuar për trafik narkotikësh, por kanë humbur kontaktet dhe mjeti në ndjekje ka hyrë në ujërat ndërkombëtare.
Pas kësaj ata thonë se kanë njoftuar Guardia di Finanza në Itali, e cila ka finalizuan me sukses operacionin. “Në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, Otranto, u bë i mundur sekuestrimi i mjetit në ndjekje, që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me iniciale D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç.
Në skaf u sekuestrua rreth 700 kg marihuanë. Janë në vijim hetimet në dy anët e Adriatikut për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku”, thuhet në njoftim.