Bota
Kancelarja Merkel insiston se është mirë me shëndet
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se e di që duhet të kujdeset për shëndetin e saj, duke ofruar siguri se është mirë pas serisë së dridhjeve të trupit që përjetoi gjatë paraqitjeve para publikut, e që vunë në dyshim gjendjen e saj shëndetësore. “Jam në dijeni për përgjegjësinë e punës që kam. Jam sjellë siç duhet sa i përket gjendjes time shëndetësore. Si person jam shumë e interesuar të jem e shëndetshme dhe që duhet të kujdesem për shëndetin tim”, tha kancerlarja që javën e ardhshme mbush 65 vjet, transmeton albinfo.ch.
Merkel foli edhe për qeverisjen e saj që tha se është bërë shumë punë e vështirë pas refuzimit të Partisë Socialdemokrate që Ursula von der Leyen të emërohet shefe e Komisionit Evropian.
E për këtë problem, Merkel tha se Gjermania po e humb mundësinë që për herë të parë pas 52 vjetësh të emërojë një president të këtij Komisioni.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












