Kosova
Kancelari Kurz mbledh në Vjenë liderët e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë të Austrisë ka kërkuar nga kancelari Sebastian Kurz që liberalizimi i vizave të futet në agjendën e BE-së. Sipas kryeministrit Haradinaj, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE-ja.
“Përveç së drejtës sonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit”, ka thënë kryeministri.
Në këtë takim, Haradinaj ka thënë se i ka njoftuar se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke.
Kancelari Kurz ka thënë se Austria është historikisht partner i fortë i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Mendojmë se Bashkimi Evropian është i kompletuar vetëm atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së. Stabiliteti i Evropës është i varur nga stabiliteti i vendeve të Ballkanit”, ka theksuar ai. Ndërkaq, komisioneri Hahn ka thënë se ky është një rast i mirë për të diskutuar dhe për të larguar të gjitha barrierat që vendet e Ballkanit i kanë mes vete.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet













