Lajme
Kancelari Kurz dhe ministrat austriakë, nga një pagë mujore për krizën me koronavirus
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, të gjithë ministrat dhe gjithë sekretarët e shtetit kanë marrë vendim që një pagë mujore të tyre ta dhurojnë në shenjë solidariteti në përballje me krizën e koronavirusit, raporton Albinfo Austria.
Prej ditësh ishte duke u diskutuar për solidaritetin e qeverisë austriake me krizën e koron virusit, ndërsa sot është bërë edhe zyrtare. Koalicioni mes dy partive në Austri ka marrë vendim që të dhurojë një pagë mujore të tyre, si shenjë solidariteti në përballje me krizën e koronavirusit.
Të gjithë anëtarët e qeverisë duhet të zgjedhin një organizatë ku do të derdhin pagën e tyre, detajet e të cilave do të mësohen gjatë ditëve në vijim, shkruan heute, përcjell Albinfo Austria.
“Miliona njerëz aktualisht janë futur në situata të vështira ekonomike. Si qeveri, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që Austria të mund të dalë nga kjo krizë sa më mirë. Në të njëjtën kohë, ne duam që personalisht të tregojmë një shenjë solidariteti në këtë kohë të vështirë”, ka thënë kancelari Sebastian Kurz.
Rrogat e kabinetit qeveritar në Austri janë: Sebastian Kurz merr afërisht 11 mijë euro rrogë mujore (neto), zëvendëskancelari afër 10 mijë euro, ministrat 9 mijë euro. Totali i dhuruar nga gjithë kabineti i qeverisë do të jetë: 162 mijë euro.
Duhet theksuar se ditë më parë gjysmën e rrogës në shenjë solidariteti me krizën e koronavirusit e dhuroi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ndjekur edhe nga disa ministra të tij.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











