Botërori 2026
Kanadaja fiton ndaj Afrikës së Jugut: Kualifikohet në 1/8 e finales
Duke mposhtur Afrikën e Jugut, Kanadaja është bërë kombëtarja e parë që ka siguruar një vend në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026. Këtë e arriti në ndeshjen që e fitoi me rezultatin 1 me 0 .
Portieri i Afrikës së Jugut u bë protagonist që në pjesën e parë, duke ndalur me pritje spektakolare goditjen me kokë të Derek Cornelius, ndërsa pak minuta më vonë reagoi në mënyrë fantastike edhe ndaj Tajon Buchanan pas një rrëmuje në zonë.
Kanadaja vazhdoi të ushtrojë presion edhe pas pushimit. Tanitoluwa Oluwaseyi humbi një rast ideal në minutën e 65-të, kur Williams fitoi duelin një për një, ndërsa Jonathan David u ndal sërish nga portieri afrikan në minutën e 78-të me një tjetër pritje brilante.
Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, Kanadaja gjeti golin e shumëpritur në minutën e dytë shtesë.
Pas një topi të kthyer në hyrje të zonës, Stephen Eustaquio reagoi më shpejt se të gjithë dhe me një goditje të ulët mposhti më në fund Williamsin, duke vulosur fitoren 1-0.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











