Shkurt.ch
Kanabisi legalizohet pjesërisht në katër qytete të Zvicrës
Katër qytetet më të mëdha të Zvicrës: Cyrihu, Gjeneva, Bazeli dhe Berna, pritet të startojnë katër projekte pilot në të cilat rreth 2000 pjesëmarrës do të konsumojnë legalisht kanabisin
Në Zvicër konsierohet se janë 500 mijë persona që konsumojnë kanabisin, i cili ashtu si dhe drogat tjera, është i ndaluar. Për një numër të vogël të tyre kjo ndalesë pritet të hiqet së shpejti, njofton srf.ch.
Katër qytetet më të mëdha të Zvicrës: Cyrihu, Gjeneva, Bazeli dhe Berna, të qeverisura nga SP/PS dhe të Gjelbrit, pritet të startojnë katër projekte pilot në të cilat rreth 2000 pjesëmarrës do të konsumojnë legalisht kanabisin, transmeton albinfo.ch. Për nisjen e këtij projekti është arritur marrëveshje të enjten në mes të ekspertëve të drogës në Bernë.
Në Cyrih dhe në Gjenevë, të rriturit dhe të rinjtë me probleme të rënda të drogës do të kenë të drejtë të tymosin kanabisin në mënyrë të kontrolluar. Në Bazel është planifikuar një ecuri e ngjashme me konsumuesit e moshës madhore. Ndërsa në Gjenevë lkanabisi në këtë projekt do të jepet si medikament.
Projektet janë caktuar të zgjasin katër vite. Në rast se qeveritë dhe Zyra Federale për Shëndetësi i miratojnë, ato mund të fillojnë qysh këtë vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














