Botërori 2026
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA), raporton albinfo.at.
Austria do të luftojë me Algjerinë për vendin e dytë në grup, pas Argjentinës që tashme është e kualifikuar. Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA), raporton albinfo.at.
Është ndeshja e tretë e Grupit J dhe, së bashku me ndeshjen Argjentinë-Jordani që luhet njëkohësisht, është edhe e fundit nga ndeshjet e fazës së grupeve.
Kjo do të thotë që skuadra dhe trajneri i Austrisë, ashtu si Algjeria, e dinë se çfarë u duhet për të avancuar që para fillimit të ndeshjes.
„Humbja nuk është opsion“
Për Austrinë kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Për të siguruar kualifikimin direkt, i duhet fitorja ose edhe një barazim. Prandaj, ata do të hynë në fushë vetëm për fitore. Motoja e kësaj ndeshje për kombëtaren austriake është: “Humbja nuk është opsion”.
Lojtari i kombëtares austriake, Konrad Laime, pret një “ndeshje të vështirë”. “Ekipi jo vetëm që dëshiron të kalojë fazën e grupeve, por edhe “të arrijë diçka të veçantë, të japë performanca të jashtëzakonshme”, ka theksuar për mediat austriake.thekson ai, transmeton albinfo.at.
Ndeshja fillon në orën 4:00 të mëngjesit dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në ORF1
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











