Lajme
Kaltrin Murati garon për të dytën herë për Policin e vitit në Vjenë
Votimi online do të zgjasë deri më 24 shkurt, në orën 11:00. Fituesi do të shpallet në një gala të bukur në Bashkinë e Vjenës, më 13 mars 2023.
Kaltrin Murati shërben në Policinë e Vjenës që nga viti 2015. Gjatë karrierës si polic, ai ka fituar disa mirënjohje për punën dhe sakrificën e tij për të shpëtuar të tjerët. Në vitin 2020 ishte edhe një herë në garë për të fituar çmimin “Polici i vitit në Vjenë”.
Platforma albinfo.at ka shkruar disa herë për Kaltrinin, ndërsa në numrin e fundit të revistës, kishte edhe një intervistë më të gjerë, kur ai ka folur për karrierën dhe sukseset e tij.
Ndërkohë, këto ditë gazeta austriake krone.at, e cila çdo vit me vota të lexuesve bën zgjedhjen e “Policit më të mirë të Vjenës”, ka publikuar emrat e shtatë policëve që garojnë këtë vit për këtë çmim. Në mesin e tyre ka renditur edhe Kaltrin Muratin, policin shqiptar me prejardhje nga Tetova.
Votimi online do të zgjasë deri më 24 shkurt, në orën 11:00. Fituesi do të shpallet në një gala të bukur në Bashkinë e Vjenës, më 13 mars 2023. Gjatë kësaj mbrëmje do të bëhet e ditur edhe emri i fituesit
Për të votuar, duhet të klikoni në këtë link: https://www.krone.at/2929584?fbclid=IëAR3Ëi5QyUE-EM37XMjcQ94BiTkypitRLbJ4a7yKmcsZmuAHchnoP8VagCOë dhe në fund të faqes gjenden emrat e kandidateve. Mjafton të klikoni tek emri Revierinspektor Kaltrin Murati në krahun e djathtë dhe vota juaj numërohet automatikisht. E drejta e votës është më shumë se një herë.

Por, cili ishte rasti që bëri Kaltrinin të jetë i nominuar për policin e vitit.
Një veturë me tre pasagjerë lëvizte nëpër Gürtel me shpejtësi 135 km/h. Vetura kalonte nëpër disa kryqëzime dhe nuk ndalej në asnjë dritë të kuqe të semaforit. Rreziku që kalimtarët të lëndohen rritej me çdo sekondë. Një veturë e policisë hidhet në ndjekje pas tyre. Ndër ta ishte edhe Kaltrin Murati, shkruan krone.at, përcjell albinfo.at.
Policia kishte arritur të ndal automjetin. Njëri nga pasagjerët nuk kishte vendosur rripin e sigurisë dhe kishte në dorë një birrë. Me t’u afruar policia, të dyshuarit hedhin sprej të gazit dhe ikin me veturë nga vendi i ngjarjes. Policia sërish vazhdon ndjekjen. Të dyshuarit hungarez vazhdojnë lëvizjen deri në Schönbrunner Strasse. Aty përplasen me një autobus në të cilën përfshihen edhe dy vetura të tjera. Qarkullimi rrugor ishte bllokuar. Dy nga tre të arratisurit hidhen nga vetura dhe ikin më vrap. I treti ishte ndaluar në vend. Kaltrini i vetëm fillon ndjekjen në vrap pas tyre. Ai arrin që t’i shtrinë përtokë dhe i arreston. Pas marrjes në pyetje në stacionin policor, rezulton që të tre hungarezët kishin vepra kriminale.
Në të njëjtën ditë, ata kishin grabitur një dyqan në qarkun 15 dhe kishin sulmuar një kalimtar në rrugë. “Ata donin të iknin në Hungari dhe nuk do të ishin më të disponueshëm”, thuhej në raportin e policisë.
Kaltrin Murati është në shërbim të sigurisë së qytetarëve për qarqet (Bezirk) 4,5,6 të Vjenës. Ai është i martuar, ka një djalë dhe kohën e lirë mundohet ta kaloj sa më shumë më familje.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














