Integrimi
Kallëzim penal për kosovaren: “Pengonte njerëzit duke kënduar në vend publik”
Ky rast kishte ndodhur në qershor të këtij viti. Kosovarja me emrin Nekibe kishte vënë kufjet në veshë dhe po këndonte me zë. “Papritur katër policë mu afruan dhe ma bllokuan rrugën. Ata më thanë se po i pengoja njerëzit”
30 vjeçarja me emrin Nekibe, shqiptare nga Kosova kishte kënduar këngën e njohur “I feel good” të James Brown dhe përcjellë këndimin me vallëzim, derisa ishte duke hipur në metronë e Lozanës. Këndimi me zë në ambient publik, sipas policëve të këtij qyteti, përbën shkelje të rendit dhe qetësisë publike, prandaj ata kanë ushtruar kallëzim penal ndaj Nekibes, shkruan 20minutes.ch.
Ky rast kishte ndodhur në qershor të këtij viti. Kosovarja kishte vënë kufjet në veshë dhe po këndonte me zë, transmeton albinfo.ch. “Papritur katër policë mu afruan dhe ma bllokuan rrugën. Ata më thanë se po i pengoja njerëzit”, tregon ajo për gazetën “24Heures”.
Ka pesë vjet që policia e bezdis, ka thënë gruaja, e cila tashmë ka qenë edhe e dënuar për sherre me policinë. Ajo thotë se policia refuzon të tregojë përmbajtjen nga kamera vëzhguese dhe këtë e bën pasi që xhirimet do ta nxirrnin kosovaren të pafajshme. Ndërsa avokati i saj duke e mbrojtur klienten e vet thotë: “motoçiklistët bëjnë zhurmë më shumë se kjo grua që këndon. Prandaj ai i sheh akuzat si të pabaza”.
Nga ana tjetër, një zëdhënës i policisë së Lozanës ka thënë se “kur policët e padisin dikë, atëherë këtë e bëjnë për një person që ka shkelur ligjin”.
Por, është një dëshmitar i cili do të mund ta nxirrte të pafajshme kosovaren, shkruan më tutje gazeta frankofone. Ai ka thënë për 20minutes.ch se kënga dhe vallëzimi i saj nuk ka penguar fare askënd. Por, duke qenë se ai është me qëndrim ilegal në Zvicër, nuk dëshiron të japë deklaratë zyrtare, nga frika se mund ta kthejnë në vendin e tij ku tash mbretëron lufta.
Sido ë të jetë, veprimi i ruajtësve të rendit nga Lozana nuk pranohet nga të gjithë. Kështu, gazetat e përmendura më lart citojnë policë nga kantonet tjera frankofone, të cilët vetëm e tundin kokën kur dëgjojnë për këtë. “Ne nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë rast të krahasueshëm. Por kosovarja mundet lirisht të shpërngulet në ndonjë regjion tjetër. Te ne ajo mund të këndojë dhe vallëzojë sa të dojë”, kanë thënë ata.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat











