Bota
Kafe me fytyrën tuaj
Një kafene në Londër është duke e çuar artin e banakut në një nivel tjetër, duke u mundësuar klientëve që të pinë auto-portretet e tyre.
Kafejena “The Tea Terrace” e cila ndodhet në rrugën Oxford, është bërë lokacioni i parë në Evropë që shërben Selfie-ccino, ku në filxhan të kafes dhe në shkumë është i vizatuar portreti i klientit.
Klientët që duan ta provojnë këtë, dërgojnë fotografitë e tyre me e-mail pastaj kanë mundësinë që ta pinë portretin e vete në kafe apo çokollatë të nxehtë.
“Nuk e di se si kjo makinë realisht funksionin sepse nuk mund të imagjinoj fytyrën time në shkumë, por është interesante shumë”, tha Safirah Safari, përcjell albinfo.ch.
Fotografia ngarkohet në makinën e emëruar Cino, ku vendosët filxhani. Fotografia më pas skanohet dhe riprodhohet në shkumë me ç’rast përdoren ngjyrat artificiale.
I gjithë ky proces zgjat 4 minuta, para se portreti të prezantohet në shkumë dhe klientët natyrisht që e postojnë këtë kafe në të gjitha rrjetet sociale para se ta pinë e çmimi për një kafe është 7.75 funte.
Rreth 400 kafe të personalizuara tashmë janë shitur që nga nisja e këtij projekti të shtunën, e në disa rrjete sociale ‘hashtagu selfieccino’ ishte i pranishëm në tërë vendin.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













