Lajme
Vret me thikë nusen e të birit, kosovari akuzohet për vrasje të rëndë
Ai ka plagosur nusen e djalit të tij në qershor 2020 duke e goditur shumë herë me thikë. Plagët kanë qenë vdekjeprurëse
Zyra e prokurorit publik të Kantonit Basel-Landschaft ka akuzuar një person me shtetësi kosovare, tani 59 vjeç, për vrasje. Ajo ngarkon të akuzuarin se ka plagosur nusen e djalit të tij në qershor 2020 në banesën e tij në Pratteln, duke e goditur shumë herë me thikë, transmeton albinfo.ch. Plagët kanë qenë aq të rënda sa viktima ka vdekur në vend.
Zyra e prokurorit publik supozon se mbrapa sulmit me thikë qëndronte një konflikt brenda familjes. Nuk dihet ende se kur do të zhvillohet seanca kryesore në Gjykatën Penale të Basel-Landschaft, shkruan baseland.ch.
I akuzuari aktualisht ndodhet në burg të parakohshëm.
Krimi ka ndodhur më 20 qershor 2020 dhe për të kanë raportuar shumë media në atë kohë, transmeton albinfo.ch. Mosha e viktimës në atë kohë ka qenë 24 vjeç. Edhe ajo kishte shtetësi kosovare
Deri në plotfuqishmërinë e gjykimit, vlen prezumimi i pafajësisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












