Shkurt.ch
Ka luftuar kundër IS-it, Zvicra mund ta dënojë me 3 vjet burg!
Për pjesëmarrjen në formacione luftarake jashtë vendit Cosar mund të dënohet me deri tri vite burg
Shtetasi zviceran me prejardhje nga Siria, Johan Cosar, në vitin 2012 kishte shkuar në Siri. Fillimisht si gazetar për “të shikuar realitetin e atjeshëm me sytë e vet”, siç kishte pohuar në një intervistë të dhënë për gazetën “Die Welt” në tetor të vitit 2014.
Por, siç është dëshmuar, ai në Siri më vonë është angazhuar drejtpërdrejtë në veprime luftarake. Madje ka qenë komandant i një njësiti prej rreth 500 luftëtarësh që luftonin kundër forcave të Shtetit Islamik (IS) dhe kundër atyre të Asadit.
Siç bën të ditur televizioni zviceran në gjuhën italiane RSI ai është arrestuar në një tren në Bazel deri sa po kthehej nga Siria. Pas marrjes në pyetje ai është lënë i lirë por ndaj tij është nisur procedura penale. Për pjesëmarrjen në formacione luftarake jashtë vendit Cosar mund të dënohet me deri tri vite burg.
Fakti se ai nuk ka luftuar në radhët e forcave islamike por kundër tyre nuk i ndihmon shumë. “Ligji u ndalon zviceranëve që pa leje të Qeverisë Federale të hyjnë në shërbim ushtarak të shteteve të tjera. Këtu bëjnë pjesë jo vetëm ushtritë e shteteve të huaja por edhe grupimet tjera të armatosura”, ka thënë për mediet zvicerane një zëdhënës i gjykatës ushtarake.
Cosar në Zvicër ka shërbyer si nënoficer në armatën e këtushme. AI ka lindur në St. Gallen dhe ka jetuar në Kantonin e Tessinës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











