Kosova
Joseph: Kurti do të përballet me zgjidhje të vështira nëse Grenelli merr pozitë të lartë
Joseph shtoi se Kurti do të përballet me zgjidhje të vështira, veçanërisht nëse Richard Grenell, i cili ka qenë shumë kritik ndaj Kurtit, emërohet Sekretar i Shtetit apo në ndonjë pozitë tjetër të lartë në politikën e jashtme.
“Në Serbi po e festojnë fitoren e Trumpit. Richard Grenell, të cilin Trumpi e përmendi në një tubim rishtazi, ka mundësi ta mbajë një pozitë të lartë, madje edhe pozitën e Sekretarit të Shtetit. Grenelli për kohë të gjatë ka pasur mospajtime me Albin Kurtin dhe ka vazhduar me kritika edhe këtë vit”, tha Joseph.
Në vitin 2020 Kurti e kishte akuzuar Richard Grenellin, i cili gjatë administratës Trump ishte përfaqësues amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, se ishte “drejtpërdrejt i përfshirë” në rrëzimin e qeverisë së tij më pak se dy muaj pasi mori detyrën si kryeministër.
Në atë kohë, Grenell kishte thënë se Kurti ishte antiamerikan dhe se ai ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë: Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump.
“Kryeministri Kurti do të presë zgjedhjet [në Kosovë] – dhe pastaj do t’i duhet të vendosë nëse do të vazhdojë me njëanshmëri dhe shpërfillje ndaj Shteteve të Bashkuara. Ai mbase mund të kishte dëshiruar ta ndryshonte kursin nën administratën Biden. Qëndrimi më i mirë i Kurtit është ai për të cilin unë kam bërë thirrje gjithmonë: je kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe tregoju serbëve se Prishtina i mbron interesat e tyre më shumë se Beogradi”, theksoi ai.
Duke komentuar kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, Joseph tha se populli amerikan injoroi gjithçka që dinte për Trumpin.
“Kjo është vërtet pika më befasuese. Është aftësia e kaq shumë mbështetësve të Trumpit për të ndarë në kategori të veçanta të kaluarën dhe skandalet e vazhdueshme të tij, si dhe fyerje dhe madje nxitjet e hapura për dhunë. Tre ditë më parë, në një tubim në Pensilvani, ai sugjeroi se nuk do t’i interesonte nëse gazetarët do të qëlloheshin me armë. E tha këtë si një ‘shaka’ — në një vend ku dhuna me armë nuk është aspak shaka. Nuk ka as zemërim dhe as shqetësim për një koment të tillë mes mbështetësve të tij. Dhe ky është vetëm një shembull”, shpjegoi ai.
Ai shton gjithashtu se, përtej kësaj, ekziston edhe e kaluara e tij në politikën e jashtme “e cila i shpëton çdo lloj kontrolli”.
“Qasja e tmerrshme e Trumpit në negociatat për Kim Jong Un; vendimi i Trumpit për të hequr dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin – një vendim me gjasë vetëm për t’i bërë dëm Obamas – ishte katastrofike. Ishte Trump ai që negocioi me talebanët për të nxituar tërheqjen nga Afganistani, të cilën Biden vetë e zbatoi në mënyrë katastrofike”, tha Joseph.
Ata që votuan për Trump, sipas Joseph, si çështje që i shqetësonte më së shumti ishin ekonomia dhe emigracioni.
“Lidhur me inflacionin, politikat thelbësore të Trumpit për rritjen e tarifave posaçërisht ndaj mallrave kineze, do t’i rrisin çmimet. Kjo është poenta e tarifave: rritja e çmimit të një malli të importuar. Pra, kjo mosvazhdimësi flagrante injorohet”, përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm Në një atmosferë solemne, me ambient të ngrohtë e miqësor, platforma mediale Albinfo.ch ka mbajtur mbrëmë...
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
-
Habibe Duraki betohet si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Austri: AMS paralajmëron rritje të papunësisë Drejtorët e Shërbimit Austriak të Punësimit (AMS), Petra Draxl dhe Johannes Kopf, po mbrojnë zgjerimin e...
-
Ditët e pushimit gjatë vitit 2025 në Austri
-
Salzburg: Dënohen 7 të rinj për plagosjen me rrezik jete të kosovarit
-
Shpenzimet e pensioneve në Austri do të rriten ndjeshëm, tregon raporti
-
Çfarë duhet të dinë personat e vetëpunësuar në Austri për përfitimet prindërore