Kosova
Jeta në Prishtinë kushton, qytetarët largohen drejt vendeve të tjera
Nëse do të gjykonim nga paralelizmi me Prizrenin, atëherë banorët e Prishtinës, ‘i largohen’ kryeqytetit, ose të paktën tentojnë ta bëjnë
Jeta në Prishtinë është aq sa e pëlqyer, shpesh edhe ‘e mundimshme’, veçanërisht për shkak të çmimeve të larta.
Përveç kësaj, ashtu sikurse kryeqyteti kosovar është vendi i ‘mundësive të mëdha’, këto mundësi shoqërohen me ‘rrëmujë’ dhe ‘zhurmë’. Pas njëfarë kohe, këto të fundit mund të bëhen të papërballueshme.
Kryeqytetasit, me sa duket, janë ata që brenda për brenda Kosovës ‘lëvizin’ më shumë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2018, këta të fundit mbajnë numrin e parë në listën e qyteteve me shkallën më të lartë të migrimit kombëtar.
Gjithsej, në vitin 2018 janë larguar 1 mijë e 203 banorë nga Prishtina drejt qyteteve të tjera të Kosovës, transmeton Scan.
Por, a është ky tregues aq domethënës, duke marrë në konsideratë se në Prishtinë jetojnë më shumë se 212 mijë banorë?
Nëse e krahasojmë me Prizrenin, i cili është qyteti i dytë më i populluar në Kosovë pas Prishtinës, atëherë kuptojmë se shumë popullim, jo domosdoshmërisht do të thotë shumë migrim kombëtar, përcjell albinfo.ch.
Nëse Prishtina është e populluar nga 212 mijë e 199 banorë, Prizreni diferencohet me 21 mijë e 385 banorë më pak.
Por, sipas ASK, nga 190 mijë e 814 banorë që ka Prizreni, vetëm 394 prej tyre kanë lëvizur në qytete të tjera të Kosovës përgjatë vitit 2018. Nëse do të gjykonim nga paralelizmi me Prizrenin, atëherë banorët e Prishtinës ‘i largohen’ kryeqytetit, ose të paktën tentojnë ta bëjnë.
Kjo pasi, edhe pse nga kryeqyteti i Kosovës janë larguar 1 mijë e 203 banorë në vitin 2018, 2 mijë e 239 i janë rikthyer jetës dhe mundësive të Prishtinës. Me sa duket, ‘sindroma’ e kryeqytetit qenka përndjekëse!
Por, nga ana tjetër, ‘Prishtinalitë’ nuk renditen të parët përsa i përket emigrimit ndërkombëtar. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2018 Prishtina është e 11-ta në listën e qyteteve me numrin më të lartë të emigrimit ndërkombëtar. Kjo listë kryesohet nga Gjilani, Suhareka, Malisheva, etj.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













