Lifestyle
Jay-Z pranon tradhtinë ndaj Beyonces
Reperi i famshëm amerikan, Jay-Z ka pranuar se e ka tradhtuar bashkëshorten për herë të parë në një intervistë për jetën e tij.
Ai ka thënë për “New York Times Style Magazine” se e ka pasur shumë të vështirë tradhtinë që ka bërë ndaj Beyonces, po ashtu këngëtare me famë botërore.
“Gjëja më e vështirë është të shohësh dhimbje në fytyrën e dikujt që ju e keni shkaktuar dhe duhet të merreni vet me të”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se çifti, ndër më të famshmit në botë, mund të shkurorëzohej, por ka shtuar se ka mbajtur terapi që ta ndihmonin të merrej më lehtë me eksperiencat e kaluara, transmeton Albinfo.ch.
“E dini, shumica e njerëzve ikin dhe shkurorëzimi ndodh në 50 për qind të rasteve sepse shumica e njerëzve nuk mund ta shohin veten”, ka shtuar më tej ai.
Në vitin 2013, u përhapën spekulimet se reperi e kishte tradhtuar Beyoncen kur Solange Knowles e sulmoi Jay-Z, teksa motra e saj Beyonce qëndroi e heshtur.
Të dy janë prindër të tre fëmijëve.
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











