Kosova
Javën e ardhshme fillon numërimi i votave nga dispora, me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë është duke bërë vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë vendit, përkatësisht nga votimi përmes postës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se që nga data e mbajtjes së zgjedhjeve këtij procesi i janë nënshtruar mbi 54 mijë pako, prej të cilave thotë se janë aprovuar 51 mijë e 140, ndërkaq janë refuzuar 3 mijë e 269 sosh.
“Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim”- ka thënë Elezi për KALLXO.
Sipas tij, procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 14 mijë e 306 pako me fletëvotime teksa shtoi se gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600 ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.
“Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Tutje Elezi ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme, do të fillojë edhe numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës.
Ndryshe, mbrëmjen e së shtunës është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, të dielen e 9 shkurtit.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












