Shkurt.ch
Java kundër racizmit: Për çfarë flasim, pse ?
Java kundër racizmit që nga viti 2006 në kantonin e Gjenevës është shndërruar në një javë të veçantë vjetore. Këtë vit, nga 14-22 mars 2015, janë mobilizuar autoritete e institucione, shoqëri civile e politike në kanton me qëllim të riafirmimit të vlerave demokratike. Lufta kundër racizmit dhe diskriminimeve tani është një prioritet jo vetëm i kantoneve, por edhe i Federatës helvetike.
Origjina e kësaj jave kundër racizmit daton nga viti 2000, kur në Québec (lexo: Kebek) ajo është organizuar me rastin e Ditës ndërkombëtare për zhdukjen e diskriminimit racial, më 21 mars, më pastaj për të gjetur një masë të konsiderueshme të lëvizjeve në Canada (Kanada) dhe në pjesë të ndryshme të botës.
Sot, në shoqërinë tonë shumëkulturore në kantonin e Gjenevës, ku prej tre shekujve ajo njeh më shumë se 30% të të huajve, shoqëri në të cilën jetojnë 191 nacionalitete të ndryshme, ku praktikohen dhjetëra gjuhë dhe besime fetare, autoritetet shtetërore kanë vënë prioritet luftën kundër racizmit dhe diskriminimit. Artikulli 15 i Kushtetutës gjenevase, i miratuar nag populli në tetor të vitit 2012, ofron një kuadër edhe më të legjitimuar në aksionet e shtetit, duke theksuar se “askush nuk duhet t’i nënshtrohet diskriminimit për arsye të origjinës së tij”.
E gjithë kjo pasuri shumëkulturore që karakterizon kantonin e Gjenevës nga kantonet e tjera të Konfederatës Helvetike mundëson po ashtu një qëndrim më të mirë përballë turbullirave ekonomike dhe sociale.
Parandalimi i racizmit ka qenë preokupim i shtetit falë edhe ligjit gjenevas për integrim të vitit 2001. Sipas këtij ligji, Zyra për integrimin e të huajve në kanton duhet të promovojë “vënien në praktikë të dispozitave penale mbi racizmin”, normë penale zvicerane kundër racizmit, e cila këtë vit feston 20- vjetorin e saj, ashtu siç e feston edhe Komisioni federal kundër racizmit me titull “Le 261bis1 a 20 ans. Majeur et vacciné?”.
Që nga viti 2014 lufta kundër racizmit është bërë prioritet edhe në planin federal, meqë Konfederata helvetike kërkon nga kantonet që të ndihmojnë finaciarisht çdo vit që në programet kantonale për integrim një hapësirë speciale t’i kushtohet “mbrojtjes kundër racizmit”.
Është interesante të konstatohet se në botën tonë të hapur, ku globalizimi ecën me hapa shumë të shpejtë, tërheqja në identitet, ksenofobia dhe racizmi kërcënojnë lidhjet shoqërore e sociale dhe përfshijnë apo shkaktojnë largime, përçarje dhe diskriminime.
Popullata shumëkulturore që jeton në shtetin e Zvicrës i ka ruajtur deri më tani lidhjet e saj sociale falë politikës së këtij shteti që ruan llojllojshmërinë e gjuhëve, besimeve fetare, kulturave e përbërësve të tyre. Por, megjithatë, nuk do të thotë se të gjithë jemi të mbrojtur.
Parandalimi i racizmit është sfidë.
Për të gjithë ata që jetojnë në kantonin e Gjenevës, një stukturë e pavarur është hapur nga koordinimi i shumë shoqatave nën mbështetjen finaciare të Konfederatës, kantonit dhe Qytetit të Gjenevës “Centre d’écoute contre le racisme” (Qendra për dëgjim kundër racizmit), në të cilën ofrohen shërbime falas po qe se jeni viktimë e çfarëdo lloj diskriminimi (në shërbimin e juaj gjenden po ashtu edhe përkthyes në gjuhën amtare, falas).
Qendra e ka lënë në dispozicion një numër telefoni ku të gjithë mund t`i shprehin shqetësimet e tyre që lidhen me racizmin: 022 736 20 00
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












